Presidenti Ilir Meta ka ironizuar qeverinë në ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, teksa ngre shqetësimin në lidhje me nivelin e pagës në Shqipëri në raport me vendet e rajonit dhe Europës.
Ai permend edhe prezantimin e projekteve 3D nga qeveria, duke theksuar se ato na rendisin pas Gjermanisës, por sipas tij specialistët po ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë.
“Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mire”
“Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës dhe pa shpresë për një të ardhme të afërt më të sigurt. /albeu.com/