Të gjithë e fshehin, habit Lei Kraja: Përdor photoshop (FOTO LAJM)

Lei Kraja është një ndër vajzat më simpatike të ekranit dhe gjithmonë është nën lupën e fansave të saj. Sa herë që ajo ndan foto në rrjete sociale, ndjekësit e saj shikojnë me kujdes çdo detaj. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe gjatë bisedave virtuale është treguar gjithmonë e sinqertë me ndjekësit.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me ta dhe kurioziteti më i madh i ndjekësve lidhej me faktin nëse moderatorja ka kryer ndërhyrje apo nëse përdor photoshop në foto.

“E përdor photoshop-in?”, e ka pyetur dikush.

“Duh sigurisht që po. Kush thotë ndryshe gënjen”, është përgjigjur Lei, ndryshe nga shumë vajza që nuk e pranojnë këtë gjë.

 

Ndërsa sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale, moderatorja është shprehur:

“Unë nuk është se kam bërë, por nuk jam kundër. Thjesht jam kundër kur shndërrohesh në një person tjetër”, është përgjigjur Lei.


Shtuar 1.05.2021 08:56