Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Ministria e Jashtme e Shqipërisë i përgjigjet Lavrovit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili u shpreh se mercenarë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova ndhodhen në Ukrainë për për të luftuar kundër popullatës rus atje.

Ministria e Jashtme i mohon kategorikisht këto pretendime dhe në shenjë proteste ka thirrur ambasadorin rus në Tiranë për të dhënë shpjegime.

“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, mbyllet reagimi i Ministrisë./albeu.com/