“Meloni nuk do të na ndihmojë në luftë, jam i shokuar”, Presidenti Trump: Papa nuk ka idenë se çfarë po ndodh në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministres së Italisë dhe kreut të Kishës Katolike gjatë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.

Duke folur për kryeministren italiane Giorgia Meloni, Trump u shpreh se është “i shokuar” nga qëndrimi i saj dhe se Italia nuk po bashkëpunon në çështjet e lidhura me luftën dhe sigurinë energjetike. “Ajo nuk dëshiron të na ndihmojë, mendova se kishte guxim, por gabohesha,” tha Trump.

Të lidhura

None found

Ai kritikoi gjithashtu edhe rolin e Evropës në krizën energjetike dhe emigracionin, duke thënë se politikat aktuale po dëmtojnë vetë kontinentin.

Trump u shpreh kritik edhe ndaj Papa Leonit, duke thënë se nuk e kupton situatën e Iranit dhe kërcënimet që, sipas tij, lidhen me armët bërthamore. “Papa nuk e kupton çfarë po ndodh dhe nuk duhet të flasë për luftën,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se vendet e NATO-s nuk po kontribuojnë sa duhet në çështjet e sigurisë dhe se, sipas tij, aleanca “nuk po funksionon siç duhet”.Ai kritikoi edhe politikat e emigracionit në Evropë, duke pretenduar se ato po dëmtojnë stabilitetin e vendeve evropiane.

“Evropa po shkatërron veten nga brenda me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë. Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur”, tha ai.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të rritura ndërkombëtare dhe kanë ngjallur reagime të forta në politikën evropiane.


Shtuar 14.04.2026 15:40

Tags: ,