Mediu në takimin e OSBE: Kërkova mision faktmbledhës në Shqipëri përpara zgjedhjeve të 11 majit

Kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu ka marrë garancinë e përfaqësuesve të OSBE për të ndjekur nga afër zgjedhjet në Shqipëri, zgjedhje që sipas tyre duhet të jenë të ndershme dhe të lira.

Në takimin e Vjenës të OSBE PA, Mediu shprehet se Kongresmeni Joe Wilson, njëkohësisht Kryetar i Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan tha se do njekin nga afër procesin zgjedhor.

Mediu theksoi gjithashtu se në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë, Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojë zgjedhjet, në emër të opozitës ka kërkuar që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar, si një nga kriteret kryesore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, gjë të cilën ia kërkoi dhe bëri prezent edhe Presidentes së Asamblesë Pia Kuama, duke kërkuar një mision fakt mbledhës përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Statusi

Në takimin e Vjenës të OSBE PA. Kongresmeni Joe Wilson Kryetari Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan tha se do njekim

Me vëmendje zgjedhjet në Shqipëri dhe ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme.

Po në të njëjtin shqetësim dikutova dhe me

Kongresmenin Marc Veasey dhe me përfaqësusen e SHBA në Vjenë mike e vjetër e Shqipërisë Janice Helëig.

Kryetari i Parlamentit Auatriak përshëndeti takimin vjetor të OSBE PA

Po ashtu zhvilluam një takim

Me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Roberto Montella dhe ekipin që do vëzhgojl zgjedhjet. Në emër të opozitës i kërkova që drejtimi i këtij misioni të jetë i balancuar si një nga kriteret kryesore të Asamblesë Parlamentare të OSBE, gjë të cilën ja kërkova dhe bëra prezent dhe Presidentes së Asamblesë Pia Kuama, duke kërkuar një mision fakt mbledhës përpara zgjedhjeve të 11 majit.


Shtuar 22.02.2025 19:06