Mediat italiane jehonë zgedhjeve në Shqipëri: Rezultat tepër i ngushtë Rama-Basha

Mediat e huaja e cilësojnë një rezultat tejet të ngushtë mes Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës.

TGCOM 24 shkruan se nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka një rezultat “Kokë më kokë në Shqipëri midis Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama dhe opozitës së përbërë nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike (Pd) e Lulzim Basha (e djathta në qendër) dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)”.

Më tej theksohet se “dy EXIT POLL të ndryshme të votimit i japin Ramës në 46%, PD në 44% dhe LSI në 5%, me një diferencë marazhi gabimi të paktën 2 pikë. Sistemi proporcional nuk lejon që këto rezultate të përkthehen në një numër të saktë të vendeve”.

Ndërkaq të dyja partitë kanë shpallur fitoren në këto zgjedhje. Si PD, ashtu edhe PS kanë deklaruar se i kanë fituar këto votime.

Shtuar 25.04.2021 10:04