Me shall kuq e zi veshur, Ilir Meta bën edhe konsullin polak të mbështesë Shqipërinë (FOTO LAJM)

Pak para ndeshjes së Kombëtares me Poloninë Presidenti Meta ka postuar në “Facebook” një foto me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni ku shihen të veshur me ngjyrat kuq e zi. Ky gjest i konsullit polak shihet si suport për kuq e zinjtë në sfidën e sotme.

Meta në Facebook:
Sot, përpara ndeshjes historike, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, z.Paëel Michalak.

Kujotjmë se 3 nga lojtaret e ekipit kombëtar jane prekur me COVID-19 në këtë grumbullim është 3, por mund të shkojë në 4. Cikalleshi, Hoxhallari dhe fizioterapistit Voci janë të konfirmuar se kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klaus Gjasula, i cili ishte projektuar edhe titullarë në ndeshjen e sotme kundër Polonisë, sipas telesport, ka shfaqur simptomat e para të COVID-19 dhe është izoluar ashtu siç e kërkon dhe protokolli.

Tek Kombëtarja, sipas Telesport, janë të gjithë në pritje të përgjigjjes së tamponit për të parë nëse Gjasula rezulton pozitiv apo jo. Në këtë kushte trajneri Edi Reja bëhet me dhimbje koke, duke marrë parasysh se mungesa e Gjimshitit, Cikalleshit tani edhe Gjasulës do të ndikojnë në ndeshjen e sotme, sepse në një situatë tjetër të 3 futbollistët do të ishin titullarë të padiskutushëm./albeu.com