“Më ruajti zoti” Makina përfundon në 15 m humnerë në Poliçan, mrekullia shpëton shoferin (VIDEO)

Një makinë ka përfunduar në një humnerë 15 metra në Poliçan.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të mbijetojë dhe të dalë pa pasoja nga kjo ngjarje e rëndë.

Teksa kthehej nga Mali i Tomorrit, ku kishte shkuar një natë më parë për t’u bërë pjesë e pelegrinazhit të shenjtë, Roland Memetllari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një humnerë 15 m.

Ndonëse makina është rrokullisur disa herë, ai ka dalë gjallë nga aty dhe më pas ka bërtitur me të madhe: “Zoti më shpëtoi se isha në Teqenë e Abaz Aliut”./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 21:45