“Më risollën në jetë”, Eni Vasili publikon foton e parë me vajzat binajke (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme moderatorja shumë e dashur e ekranit shqiptar, Eni Vasili është bërë nënë për herë të parë dhe është bekuar me 2 vajza, binjake. Sofi dhe Nikol i ka quajtur moderatorja vogëlushet e saj.

Vetëm pak minuta më parë Eni ka ndarë një foto të ëmbël në rrjetet sociale, ku shihet dora e saj, e teksa dy të voglat e kanë kapur tek gishtat.

Takimin e parë me vajzat moderatorja e ka quajtur “magji”.

“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin” shkruan Eni në postimin e saj, duke zbuluar se vajzat e saj do të quhen Sofi dhe Nikol.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Shtuar 7.07.2021 10:39