Në një deklaratë mbi funksionimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha thekson rëndësinë e dallimit mes mendimit ndryshe dhe qëndrimit ndryshe. Ai nënvizon se liria e shprehjes brenda partisë është e garantuar dhe se çdo anëtar mund të japë mendimin e tij pa pasoja.
Megjithatë, ai thekson se veprimet që bien ndesh me interesat e partisë, si bashkëpunimi me kundërshtarët, nuk mund të konsiderohen thjesht si mendim ndryshe, por si qëndrim që përjashton individin nga strukturat e saj.
Të lidhura
None found
Sali Berisha: Tani thatë për PD, një gjë të garantoj, kjo parti që në themelimin e saj, e gjersa të jetë e gjallë, do jetë 100 përqind e hapur për mendimin ndryshe. Pa asnjë diskutim. Por, çdo njëri prej nesh duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe. Qëndrimi ndryshe pastaj është tjetër. Në qoftë se ti në forumet e kësaj partie, shtron mendimin ndryshe, nuk do kesh pasojën më të vogël.
Por në qoftë se bashkëpunon me kundërshtarin, nuk do jesh kurrë pjesë e kësaj partie. Pas zgjedhjeve, çdo ditë unë mbeta duke denoncuar farsën elektorale, por çdo ditë informojë demokratët se në analizë do bëjmë se analiza është e nevojshme.
Por në qoftë se ti del ditën para zgjedhjeve dhe bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti besoj se je ndarë me këtë parti. Ky është qëndrim, nuk është mendim ndryshe. Në qoftë se ti ke mbajtur një post dhe ekspozohesh një javë rresht me deputeten kundërshtare, pastaj ke bërë zgjedhjen tënde. Nuk mund të thuash se jam në struktura.
Në qoftë se brenda 4 orëve një televizion publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme, që nuk i bën një njeri në Europë e botë, ti pastaj ke marrë një rol të gabuar. Nuk është roli që të përket sepse është një keqpërdorim që i bën mafies së medieve Edi Rama për qëllimet e veta. Absolutisht asnjë njeri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndryshe, por veprimi ndryshe është tjetër.
Çfarë duhet të kemi ne një gjë? Duhet të jemi të drejtë. Dhe të drejtë do jemi kur të respektojmë investimin që ti ke bërë në PD. Po e shkelmove vetë, ajo është puna jote. Por ne nuk ia mohojmë investimin askujt. Në tërësi ne kaluam një proces jo të lehtë. Anëtar kryesie e kishim ne atë, djalë i ri, e respektoja shumë.
Por rrethanat e sollën në mënyrë të tillë që nuk mund të ishte në listën e deputetëve. Dhe ai shkon e bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë. A ma priste mendja mua këtë? Jo. Ky është qëndrim pastaj. Bëhet drejtor i hipotekës në Vlorë, e mbajtën dy muaj dhe e flakën. Tjetri, vjen sekretar politik i degës në Durrës dhe punon për kandidatin tjetër. Për Ani Dyrmishin.
Tani këta janë pak. Janë fare pak, por janë për të qenë. Këta janë 10-15, nuk janë më shumë. Kurse zotëria tjetër, ai doli nga burgu, para se të dilte më erdhi në zyrë dhe më tthotë, do të marr një mendim. Urdhëro, i them unë. I kisha shkuar dhe në burg dhe mirë kam bërë që i kam shkuar.
Dhe unë me bindjen më të thellë, ai ishte i burgosur politik. Më vjen e më thotë, për të dalë këto tre muaj që kanë ngelur nga burgu, më kërkojnë të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën. Jo, i them unë, mos e firmos këtë se me këtë pranon fajësinë. Megjithatë, ti vendose vetë. Ky, pas një jave u lirua. U gëzova. A e firmose, jo më tha, nuk firmosa gjë.
Pastaj, Ergys Agasin. Unë sulmoja Ergys Agasin çdo ditë si një nga figurat më të zeza, ai drekonte me të. Nuk ka rëndësi prapë, drekimi mirë nuk është, por mëkat nuk është. Dhe në momentin që doli raporti ndërkombëtar, ne bëjmë mbledhjen e kryesisë. Atë e kooptuam në kryesi për ta nderuar. Mblidhet kryesia, tani them unë, duhet të hidhemi në aksion dhe jemi vonë.
Edhe ai dakord tha. Në këtë kohë, ai del veças e thotë se duhet të hidhet në aksion PD. Mirë. Dakord. Pastaj, në Elbasan demokratët mesazhe mua, i kërcënonte Suel Çela. Jo, pastaj këtu kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Nuk kam kurrë dëshirë të përmend asnjë emër krimineli, por nuk pajtohem kurrë me asnjë akt të tyre, as ordiner, as politik.
Nuk mund të përdorësh ti Suel Çelën për të rreshtuar demokratët pas vetes. Kështu që në atë moment i kam thënë, tani e ke përjashtuar veten nga partia. Ai tjetri, ai nënkryetari i Durrësit, mik e kisha atë. Gjithë fushatën ai nuk punoi një ditë, përkundrazi punoi për tjetrin se u inatos se nuk u fut në listë.
Po tani ti vërtet nuk u fute për deputet, por të kishim kryetar të këshilltarëve tanë për bashkinë e Durrësit, nuk është se nuk u përfille. Dhe gjatë fushatës u telefononte të tjerëve që mos punoni. Këto janë qëndrime, nuk janë mendime.
Ata që punuan dhe ata që punojnë, ata nuk u kanë borxh këtyre. Dhe u siguroj se ne do bashkohemi edhe më shumë dhe do hapemi dhe jemi të hapur. Por me njerëz të shkelur, siç thotë populli, me të shkelur, të shkelurit të shkojnë me ata që i kanë shkelur.
