Më në fund një lajm i mirë për pandeminë, ISHP: Ja kur do të bien rastet e Omicron në vend

Të infektuarit me COVID pritet të pësojnë rënie gjatë shkurtit. Projeksionet e Institutit të Shëndetit Publik çojnë në këtë përfundim ndërsa specialistja Rovena Daja mendon se një reflektim të lehtë në situatën epidemiologjike pritet të sjellë dhe mbyllja e shkollave.

“Omicron” tashmë variant dominues dhe në vendin tonë po shfaq një cikël më të shkurtër  inkubacioni e sëmundshmërie  prandaj Instituti i Shëndetit Publik  për të prekurit  në formë të lehtë ka ulur  izolimin në dhjetë ditë.

Për të përfituar certifikatën e shërimit mund ti drejtoheni e –albanias dhe mjekut të familjes.

Të prekurit nga Covid në të gjithë vendin i kanë kaluar 23 mijë persona ku më shumë se 10 mijë e 500 prej tyre ndodhen në Tiranë.

Shtuar 25.01.2022 16:13