LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve për 6 bashki

LSI ka dorëzuar sot në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit të cilat do të mbahen më 6 mars.

Edhe Partia Socialiste, sot, ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në fushatë  të angazhohen vetëm deputetët e qarqeve ku ka bashki pa kryetarë dhe drejtuesit e qarqeve.

Partitë Politike kanë kohë deri më 9 Shkurt për të dorëzuar kandidaturat në KQZ. Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Shtuar 25.01.2022 16:16