Me kokën poshtë, vrasësi i Behar Sofisë përballet me prokurorinë

Etjen Shyti, i akuzuar si autori i eliminimit të biznesmentit Behar Sofia është përballur sot me prokurorinë.

Shyti ka mbajtur kokën poshtë dhe mban vënë një maskë të zezë anti-Covid  teksa pritet të njihet me masën e sigurisë.

Krah tij ndodhen edhe tre të arrestuarit e tjerë. Skënder Vathi, i akuzuar si organizator, Leonar Xhixha, dhe Xhuljano Visha i akuzuar si ndërmjetës. Emrat e këtyre të treve dolën nga dëshmia e Shytit, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë./albeu.com

Shtuar 15.03.2021 11:03