Më e keqja “po troket”, pse 1 nga 5 vitet e ardhshme do të jetë më i nxehti në histori?

Në raportin e fundit të klimës të përgatitur nga Organizata Botërore Meteorologjike, thuhej se ngrohja globale e përjetuar është në prag të një kufiri të pakthyeshëm. Në raport, probabiliteti që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të jetë viti më i nxehtë i regjistruar është 98 për qind, ndërsa probabiliteti që të paktën një vit të tejkalojë pragun e 1,5 °C është 66 për qind.

Sipas raportit të Organizatës Botërore Meteorologjike dhe shkencëtarëve, theksohet se nëse njerëzimi nuk mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë në zero neto, temperaturat ekstreme do të godasin në të ardhmen e afërt.

Në raportin, i cili u përgatit duke përdorur mendimet e ekspertëve e të shkencëtarëve të njohur ndërkombëtarisht të klimës dhe sistemet më të mira të parashikimit në botë, u raportua se viti më i nxehtë i regjistruar deri më tani do të përjetohet në pesë vitet e ardhshme me një probabilitet shumë të lartë. Rekordin si viti më i nxehtë deri më tani e mban 2016-a.

Emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu kanë rritur temperaturat mesatare globale me më shumë se 1 °C që nga fundi i shekullit të 19-të. Thuhet se temperatura mesatare globale e vitit 2022 është afërsisht 1.15 °C mbi mesataren e viteve 1850-1900. Temperaturat po rriten me rreth 0,2°C çdo dhjetë vjet.

Më shumë rekorde të temperaturës po thyhen në nivel global dhe lokal, ndërsa ndikimi i njeriut në klimë po e çon ngrohjen globale në nivele të larta të paprecedentë në një shkallë alarmante./Albeu.com/