Me diferencë 7%, kush kryeson deri tani në Korçë

Me një diferencë prej 7% të votave, ndahen PS nga PD në qarkun e Korçës. Kur janë numëruar mbi 30% e votave, në këtë qark kryesojnë socialistët  me 48.01 % të votave, e ndërsa PD me 41.01 %.

Pritshmëritë e LSI në këtë qark kanë qenë të mëdha, por deri më tani ajo ka marrë 7.75 % të votave. Pusteci është veshur ngjyrë rozë, ku PS-ja ka rritur që të marrë 868, e ndërsa PD 473.

Në fund renditet LSI me 168 vota. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar në të 7 qendrat e votimi, duke qenë Bashkia e parë që nxjerr rezultatin përfundimtar.


Shtuar 26.04.2021 09:44