Opozita po humb ndjeshëm në të gjithë vendin, Meta “zgjohet” dhe bën paralajmërimin e fortë

Presidenti Meta ka reaguar vetëm pak minuta më parë në rrjetin social në Facebook në lidhje me procesin e numërimit.

Ndërkohë që një ditë më parë Meta nënkuptonte për një fitore të bujshme të opozitës, sot presidenti Meta deklaron se numëruesit nuk duhet të ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të votimit.

Gjithashtu presidenti Meta nënkupton se cdo votë do numërohet dhe rinumërohet deri në fund duke nënkuptuar edhe një kontestim të rezultateve.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.  Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.

Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund…” – shkruan Ilir Meta. /albeu.com/

 


Shtuar 26.04.2021 09:37