Mbytet 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, i ati nuk bëri asnjë përpjekje për ta shpëtuar

Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Korinthit në Greqi ku një vajzë 6-vjeçare është mbytur në sy të babait të saj, ky i fundit nuk bëri asnjë përpjekje që të shpëtonte vogëlushe nga vdekja.

Siç raportojnë mediet greke babai i Amelias ka pretenduar para drejtësisë greke se nuk u zhyt në det për të shpëtuar të bijën, sepse vuan nga astma, e për pasojë nuk mund ta mbajë frymën në ujë.

“Më pushtoi paniku kur e vogla ra në det”, citohet të ketë thënë babi i Amelias./albeu.com