Protesta e sotme përfundoi përpara Kryeministrisë, ku qytetarët u kthyen pasi marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Duke kërkuar vazhdimisht largimin e kryeministrit Edi Rama dhe dorëheqjen e qeverisë, pjesëmarrësit e mbyllën aksionin në të njëjtin vend ku e kishin nisur, pas përshkimit të akseve kryesore të Tiranës.
Të lidhura
None found
Organizatorët dhe protestuesit njoftuan se qëndresa do të vijojë edhe nesër, kur do të zhvillohet protesta e 76-të me radhë.
Tubimit të radhës pritet t’i japë një shtysë të re pjesëmarrja e diasporës, e cila do t’i bashkohet sërish marshimit me kërkesën për ndryshim politik në vend.
