Mblodhi Kryesinë, reagon Basha: Mitingu ishte tubim personal i Berishës (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po mban fjalën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Basha u shpreh se mitingu ishte një tubim personal i Sali Berishës, që sipas tij nuk ka anjë lidhje me veprimtarinë e PD-së.

Basha gjithashtu njoftoi se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili sipas Bashës do të ndërmarrë vendime të rëndësishme./albeu.com/