Mbledhja e Grupit të PD, Boçi zbulon çfarë ndodhi gjatë debateve Berisha-Alibeaj

Deputeti demorkat Luçiano Boçi ka zbuluar se çfarë ndodhi në mblëdhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Boçi tha se brenda grupit pati diskutime në formë debati, por çdo gjë ishte brenda kornizës.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme?

Boçi: Biseda në formë debati ishte brenda kornizës politike dhe korrektesës së retorikës së përdorur. Themi që u krye një ritual i domosdoshëm i përcaktimit të pozicionimeve dhe të një opinioni që ekziston.

Kujtojmë se kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Berishës në mbledhjen e Grupit Parlamentar./albeu.com/