Mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 46 raste të reja me koronavirus nga 3.487 persona të testuar.

Ndërkohë, kanë humbur jetën 15 pacientë teksa 89 të jerë kanë arritur të mposhtin koronavirusin.

Gjithsej janë raportuar 15 persona të vdekur: 7 persona nga Shkupi (48, 57g, 64, 85, 91, 91 dhe 93), një person secili nga Kumanova (68), Tetova (69), Velesi (61), Shtip ( 65), Manastir (61), Kavadarci (82), Bogdanci (62) dhe Valandovo (85).

Rastet e reja: Shkup – 27, Kumanovë – 8, Ohër dhe Strugë – nga 2 secili, Prilep, Manastir, Koçani, Kërçovë, Dellçevë, Vinicë dhe Krushevë – 1.

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit: Shkup – 51, Kumanovë – 9, Koçani, Strumicë dhe Radovish – nga 3 secili, Kërçovë, Tetovë, Veles, Shtip dhe Resnjë – nga 2 secili, Ohër, Manastir, Vinica, Gostivar, Kavadarci, Sveti Nikole, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenica – 1.

Nga fillimi i pandemisë deri sot gjithsej janë kryer 769.487 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend është 154.982, nga të cilët 146.721 janë regjistruar si të shëruar kurse 5.280 kanë ndërruar jetë, numri i rasteve aktive është 2.981.


Shtuar 21.05.2021 16:10