U shfaq joshëse në kopertinën e albumit, Loredana: Jam zhveshur për Mozzik (FOTO LAJM)

Pas gjithë zhurmës së marrëdhënies së tyre prej vitesh, çifti i njohur i reperëve, Loredana Zefi dhe Mozzik, janë në prag të publikimit të albumit të tyre më të ri.“No rich parents” mban titullin ky album, që në shqip do të thotë “jo prindër të pasur”.

Ata përmes një fotografie të përbashkët të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, kanë zbuluar kopertinën e albumit të ri ku Loredana shfaqet shumë seksi duke pozuar topless.

Një prej ndjekësve të Loredanës ka shkruar në koment “Asnjëherë nuk jam zhveshur për klikime”, referuar një prej këngëve të saj.

Ndërkohë që reperja nga Ferizaj i është kundërpërgjigjur duke shkruar: “Jam zhveshur për Mozzikun, bukurosh”.


Shtuar 21.05.2021 15:55