Mbani çadrën me vete, marsi vijon me shira

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë do MBETEMI nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në republikën e Shqipërisë. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara në vend kryesisht në gjysmën lindore të vendit.

Nata do të diktojë kthjellime dhe pauz të reshjeve.

Temperaturat e ajrit MBETEN pothuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga -4°C mëngjesi në verlindje deri 13°C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

VIJON ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi territorin e kosovës, ku moti deri në mesditë mbetet me kthjellime por pasditja sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu e dëbore. Orët e natës mbizotërohen nga
mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta situatë e cila vijon deri pas mesditës kur vranësira lokale pësojnë zhvillim duke gjenerua reshje të  pakta reshje shiu e dëbore në Territorin e MV.

 


Shtuar 18.03.2021 07:45