Mbajti picerinë hapur jashtë orarit, gjobitet pronari dhe klientët

Policia ka gjobitur me 1 milion lekë pronarin e një picerie në Vlorë dhe me nga 10 mijë lekë 5 klientët që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit./albeu.com

Shtuar 9.07.2021 14:24