Mashtronte qytetarët dhe u merrte paratë, arrestohet shkodrani në Fier (VIDEO)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 60 vjeçar nga Shkodra në Fier pasi akuzohet se mashtronte njerëzit dhe u merrte atyre para.

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, vihet në pranga nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas informacioneve dhe kallëzimeve të mara se një shtetas iu merrte para qytetarëve duke i mashtruar, organizuan punën dhe bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Shkodër.

60-vjeçari iu ka marrë shuma të ndryshme parash, shtetasve M. B., 75 vjeçe, banuese në Fier, H. B., 73 vjeç, banues në Fier dhe P. M., 77 vjeçe, banuese në Fier, duke i mashtruar me pretendimin se kishte njohje me fëmijët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”.

 


Shtuar 1.07.2021 15:07