Masakruan të riun, prokuroria “vulos” për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe miqtë e tij

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për vrasjen e Florian Lamçes.

Ai u vra nga Sokol Sanxhktari, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini dhe disa miq të tij.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen.

Sipas burimeve bëhet me dije se për Sokol Sanxhaktarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Sipas prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, Sanxhaktari është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçe.

Për Adriano Hajdarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Për Amadeus Lamçjan u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim, po ashtu edhe për Mehmet Muçën, u kërkua 6 vjet burgim.

Krimi tronditës, ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orët e para të mëngjesit. Viktima dhe autorët ndodheshin në një lokal, ndërsa mes tyre ndodhi një konflikt. Pikërisht ky konflikt çoi në goditjen për vdekje të Florian Lamçes./albeu.com/


Shtuar 26.01.2022 11:53