Arsenal dështon me Vlahoviç, tashmë kthehet tek Isak

Arsenal nuk ka mundur dot të bindë Dusan Vlahovic me ofertën e tyre. Sulmuesi Serb nuk pranoi interesimin e klubit anglez dhe tashmë është vetëm një firmë larg nga Juventus.

Arteta tashmë ka kërkuar një tjetër sulmues për këtë merkato të janarit. Bëhet fjalë për Alexander Isak i cili luan për Real Sociedad. Duke marrë parasysh mungesën e golave nga Lacazette dhe përjashtimit të Aubameyang, Arsenal është duke kërkuar me ngulm një sulmues goli.

Isak preferohet shumë nga Arteta dhe ka këarkuar të transferohet në Angli. Për këtë sezon suedezi ka luajtur 25 ndeshje, ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 2./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.01.2022 11:49