Masa të reja kufizuese në Maqedoninë e Veriut

Duke filluar nga 16 gushti në Maqedoninë e Veriut, do të hyjnë në fuqi masat kufizuese për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve nëpër objekte gastronomike dhe hotele, masa këto që mund të bëjnë që shumë qytetarë të humbin vendin e punës në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë shumë biznese private po paralajmërojnë punëtorët e tyre që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos përhapet lloji i ri i i virusit Delta.

Sa vjen e ngushtohet rrethi i lëvizjes së lirë për qytetarët që akoma nuk janë imunizuar kundër virusit korona, por ende nuk ka vendim që ndalon hyrjen e të pavaksinuarve në institucionet publike apo firmat private.