Manjati mediatik rigjen dashurinë në moshën 92-vjeçare? Kush është gruaja “e re” në jetën e tij

Thashethemet se Rupert Murdoch mund të ketë gjetur sërish dashurinë po bëjnë xhiron e rrjetit, vetëm disa muaj pas ndarjes së papritur të manjatit mediatik 92-vjeçar nga gruaja e tij e pestë.

Sipas Drudge Report, Murdoch së fundmi është parë duke shijuar diellin e verës në një jaht me një grua të quajtur Elena Zhukova.

“Ai ka energjinë e meshkujve që janë sa gjysma e moshës së tij. Ai mund të jetë sërish i dashuruar”, tha një burim për uebsajtin amerikan.

Sipas Daily Mail, jahti i Murdoch-it, Vertigo mahnitës, aktualisht po lundron nga Kefalonia, por nuk dihet nëse “çifti” ndodhen në jaht.

Kujtohet se lidhja e fundit e Murdoch (pas divorcit të tij vitin e kaluar me Jerry Hall ) ishte me 66-vjeçaren Anne Leslie Smith.

Marrëdhënia, e cila u përshkrua si një “dhuratë e Zotit” nga manjati mediatik, përfundoi vetëm disa javë pas shpalljes së fejesës.

Sipas një miku të çiftit, 66-vjeçarja e kishte të vështirë të menaxhonte publicitetin që kishte fituar për shkak të marrëdhënies me Murdoch, pasi donte të mbronte privatësinë e saj.

“Ata u ulën dhe biseduan dhe vendosën së bashku se ishte më mirë të ndaheshin ”, tha burimi./Albeu.com/


Shtuar 14.08.2023 10:46