Manifestimi për Ukrainën në Tiranë, Yuri Kim: Putini i kishte bërë llogaritë keq, mendoi se bota do t’i hapte rrugë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka shprehur solidaritetin e saj për luftën në Ukrainë, teksa mori pjesë në manifestimin e organizuar në Tiranë.

Në fjalën e saj përpara qytetarëve shqiptarë dhe komunitetin ukrainas, kryediplomatja amerikane theksoi se Vladimir Putin i bëri keq llogaritë kur nisi të pushtojë Ukrainën. Sipas saj, ai mendoi se bota do t’i hapte rrugë dhe se nuk e kishte imagjinuar përballjen me popullin ukrainas. Kim theksoi se shqiptarët e dinë më mirë se kushdo se çdo të thotë të të mohojnë ekzistencën.

“Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas. Është nder për mua të qëndroj këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov. Unë besoj se çdo shqiptar bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se thjeshtë ju jeni aleatë me SHBA dhe NATO.

Nuk e them se jeni pjesë E Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE. E them këtë sepse nuk ka persona, më të fortë se shqiptarët që e dinë mirë që çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave. Askush nuk e jeh më morë agoninë e të hapurit të varreve për personat që kanë vdekur dhe pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin,.

Ju bashkohen për të shprehur për solidaritetin tonë dhe për t’ju thënë Slava Ukrainë”, tha ajo.

Sakaq, në manifestimin që u organizua në Tiranë dha mesazhin e tij, kryebashkiaku i Kievit Vitali  Klitschko shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shqiptarëve dhe tha se nuk do ta harronin kurrë.