Manastirliu: 129 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook ka zbuluar të dhënat sa qytetarë janë vaksinuar deri më tani dhe sa prej tyre kanë marrë të dy dozat.

Ministrja shkruan se deri më tani janë kryer  638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 09:22