Mami me thoshte “do të mbys me litar”, djali i çiftit Saliaj: E pashë që i shkruante dikujt “zemër të dua”

Ditën e premte Mexhit Picari ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj në një lokal pranë gykatës së Tiranës, ku mbeti i plagosur dhe prokurori Adriatik Cama.

Djali i mitur i Dhurata Saliajt dhe Kudrejt Saliajt, akuzon nënë e tij se e dhunonte për arsye se ai ka zbuluar se ajo i shkruante dikujt mesazhe dashurie.

“Mamaja nuk sillet mirë me mua, më godet dhe më ka thënë do të vras do të mbys me litar. kam parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm ku i shkruante ‘o zemra ime, te dua shumë, kur do të takohemi’ dhe për këtë ajo sillet ashpër me mua”, ka deklaruar para gjykatës djali i mitur.

Shtuar 7.06.2021 12:06