ZYRTARE/ Superkupa e Spanjës do të zhvillohet në Arabinë Saudite deri në vitin 2029

Trofeu i rëndësishëm i Superkupës së Spanjës, do të mbahet në Arabinë Saudite.

Sipas ‘Marca’, ndeshjet e Superkupës së Spanjës do të zhvillohen në Arabinë Saudite deri në vitin 2029.

Shteti i Arabisë Saudite, si pjesë e marrëveshjes do ta paguaj Federatën e Spanjës nga 30 milionë euro gjdo vit.

Athletic Bilbao, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid janë skuadrat që do të garojnë për këtë trofe vitin tjetër.


Shtuar 7.06.2021 12:19