Makina ra 100 metra në humnerë te Rruga e Kombit, ndërron jetë dhe 19-vjeçari

Mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë u regjistruar në Rrugën e Kombit, ku një mjet tip Benz doli nga rruga dhe ra 100 metra në humnerën poshtë rrugës.

Nga aksidenti humbi jetën 25-vjeçari Andi Rusta, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë edhe 19-vjeçari Xheku Logu, i cili ndodhej në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.