Makina përplas studenten në Korçë dhe largohet menjëherë nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur sot në Korçë. Nja makinë ka përplasur një student në afërsi të universitetit Fan Noli dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në Universitet, por një mjet, duke kaluar me shpejtësi e ka përplasur.

Sipas informacioneve studentja ka marrë dëmtime dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit./albeu.com

 


Shtuar 29.10.2021 09:13