Dhunë, drogë e armë pa leje, 5 të arrestuar në Tiranë

Policia ka vënë në pranga 5 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga posedimi i lëndeve narkotike, armëmbajtja pa leje, dhuna në familje e kalim kufiri në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të E. S, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë F. N, 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u kap shtetasi F. D, 18 vjeç, pasi është shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Dhenie ndihmë të paligjshem të kufirit”. Iu kalua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të metejshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll, 35 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me deme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./ALBEU.COM


Shtuar 29.10.2021 09:18