Makina përplas një të mitur në Dibër, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Në aksin Maqellarë- Bllatë, një 53-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Dibër/informacion paraprak

Në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, shtetasi  M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com

Shtuar 25.05.2021 05:05