Makina përplas një biçikletë në Kukës, plagoset një 9-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në Kukës ku është plagosur një djalë 9-vjeçar. Makina ka përplasur një biçikletë e cila drejtohej nga një i mitur.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i polocisë:

Një i mitur ka mbetur i plagosur në një aksident në Kukës. Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, ku automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.06.2021 14:30