Vala e të nxehtit kaplon Kanadanë, temperaturat e larta thyejnë rekordin 84 vjeçar

Kanadaja ka regjistruar temperaturat më të larta në historinë e saj duke thyer një rekord 84-vjeçar.

Sipas BBC, ditën e djeshme termometri shënoi 46.6 gradë Celsius në qytezën e Lytton në provincën e Kolumbisë Britanike.

Rekordi i mëparshëm është regjistruar në vitin 1937 në dy qytete, Yellow Grass dhe Midale ku temperaturat arritën 45 gradë Celsius.

Me temperatura të larta po përballen edhe pjesë të SHBA-së, sidomos Uashingtoni dhe Oregoni. Shërbimi Kombëtar i Motit atje tha se vala e nxehtësisë është “historike” dhe se ajo do të vazhdojë gjatë gjithë javës


Shtuar 28.06.2021 14:21