Makina përplas motorin në Lezhë, një nga drejtuesit në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Shtraus” në Lezhë. Një motor është përplasur nga një fuoristradë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën “Shtraus” Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin A.M., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 


Shtuar 28.01.2022 18:20