Sfidat 5 minuta në Tiktok, eksperti i IT: Flitet për pastrim parash!

Këtë të premte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishin të pranishëm Arbi Bamllari, Tomi Kallanxhi dhe Anxhela Peza, të cilët biseduan mbi epokën e re teknologjike dhe robotike që po i parashtrohet njerëzimit.

Kohët e fundit është bërë e zakonshme që robotët të kryejnë disa detyra themelore që i bente vetëm njeriu, duke i dhënë këtiji të fundit më shumë kohë për veten. Në fakt këtu bien të tre dakord që robotët dhe teknologjia janë një mjet shërbimi për njeriun.

Teksa u ndalën dhe tek rrjeti më i ri Tik tok ku shumë persona fitojnë të ardhura duke qenë live stream, specialisti i IT, Tomi hodhi dyshimin se mund të jetë edhe një mënyrë e pastrimit të parave, sidomos kur shumat e fituara janë shumë të mëdha.

“Në social media gjithmonë është bërë lek, dhe vazhdon të bëhet. Ti nuk paguhesh nga Tik Tok, por nga një followers i yt që ka blerë disa coins, ka futur euro dhe ka marrë 200 coinsa. Tik tok 30-50% vlerës që fut në sistem. Mund të jetë një nga skemat e ardhshme të pastrimit të parave, sepse në momentin që shifrat bëhen të mëdha, kur dikush me një live stream fiton 300 mijë dollarë lindin ca pikpyetje”, tregoi Tomi.

Nga ana tjetër Arbi Bamllari i cili së fundmi ka krijuar një dron në shërbime të ndryshme për bujqësinë, pohoi se janë mjete në shërbim të njeriut.

“Teknologjia, robotika dhe Inteligjenca Artificiale është një mjet evolocioni. Nëse njeriu do arrij në ato nivele që të dashurohet me një robot do jetë në thelb problem i njeriut”, tha Arbi.

Psikologia Anxhela Peza duke pohuar cilësitë dhe benfitet e teknologjisë dhe robotëve, nuk është aspak dakord që të krijohet marrëdhënie intime apo që njeriu të dashurohet me një robot humbet sensi i jetës.

“Të marrësh kënaqësi nga një makineri është një pikpyetje…. ndoshta dhe do fillojë edhe të na pëlqej kjo gjë. Po a ka kuptim jeta dhe njerëzimi pa gabime?”, tha Anxhela.


Shtuar 28.01.2022 18:10