Makina përplas motorin e policisë rrugore në Rinas, plagoset efektivi

Një aksident është shënuar në kthesën e Rinasit.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, që drejtohej nga punonjësi D. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 29.08.2021 19:57