Makina përplas këmbësorin në Vlorë, transportohet në gjendje kritike drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se një  automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se i plagosuri është në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit dhe është duke vijuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Shtuar 11.05.2021 07:05