Flakët kanë përfshirë një magazinë bujqësore në fshatin Savër të Lushnjes, duke krijuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës. Sipas raportimeve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Për shkak të rrezikut që zjarri të përhapej drejt banesave pranë, në vendngjarje ndërhynë me shpejtësi dy mjete zjarrfikëse të bashkisë Lushnje.
Të lidhura
None found
Efektivët e shërbimit zjarrfikës arritën të izolojnë plotësisht sipërfaqen e përfshirë nga flakët, duke shmangur përhapjen e tyre dhe duke parandaluar që zjarri të prekë shtëpitë e banimit shumë pranë kompleksit.
Ndërkohë, gazetari i Balkanweb raporton se në terren kanë mbërritur menjëherë edhe dy autoambulanca të spitalit të Lushnjes. Stafet mjekësore u kanë dhënë ndihmën e parë familjarëve që banojnë ngjitur me kompleksin bujqësor dhe që janë ndikuar nga situata e krijuar.
Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor, i cili po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit në këtë magazinë.
