Mes shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i dyfishtë në Venezuelë, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnjë vetëm 18-ditëshe.
Operacionet e kërkimit në La Guaira po vijojnë për njerëzit që dyshohet se janë ende nën rrënoja, ndërsa një nga momentet më prekëse ishte shpëtimi i të porsalindurës, çka solli entuziazëm dhe emocione te njerëzit që po ndiqnin nga afër punën e shpëtimtarëve.
Të lidhura
None found
Babai i saj po pret ta marrë foshnjën në krahë, ndërsa pak më vonë nga rrënojat u nxor e gjallë edhe nëna e fëmijës.
Bilanci më i fundit flet për mbi 900 viktima dhe 3,360 të plagosur, ndërsa më shumë se 39,000 persona rezultojnë ende të zhdukur.
