Macron mbështet kandidaturën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun e BE, Scholz: I përket familjes europiane

Ka nisur konferenca për shtyp e liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë së bashku me presidentin e Ukrainës, në Kiev.

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se udhëheqësit vizitorë janë të gjithë mbështetës që Ukraina të fitojë statusin e kandidatit “të menjëhershëm” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Macron ka premtuar gjithashtu se Franca do t’i dorëzojë Ukrainës gjashtë armë shtesë me rreze të gjatë veprimi Cezar, ndërsa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus.

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane.

Ai shton se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE.

Scholz thotë gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa i nevojitet.

Ai shtoi se Gjermania ka pranuar 800,000 refugjatë ukrainas, ndërsa theksoi po e mbështet Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht.

Pritësi, presidenti Zelensky, thotë se pushtimi i Rusisë përbën agresion kundër të gjithë Evropës dhe shton se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga vendet perëndimore, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë tokat e saj të okupuara. Ai thotë se ka folur për mundësinë e sanksioneve të mëtejshme kundër Moskës me vizitorët e tij./albeu.com