Një ngjarje e rëndë është raportuar në Arizona, SHBA, ku një fëmijë 18-muajsh u gjet i gjallë në morgun e një spitali, disa orë pasi ishte deklaruar i vdekur nga një mjek pas një incidenti në pishinën e familjes.
Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt. Sipas të dhënave, familjarët e gjetën të miturin pa ndjenja në pishinë dhe lajmëruan menjëherë shërbimet e emergjencës. Ekipet e ndihmës së shpejtë nisën menjëherë manovrat e ringjalljes dhe më pas e dërguan fëmijën në spital.
Të lidhura
None found
Raporti i policisë thotë se oficerët i kishin njoftuar mjekët se te fëmija kishin vënë re shenja jete, por mjeku Arian Toussi e shpalli atë të vdekur rreth një orë pasi kishte mbërritur në spital.
Rreth pesë orë më pas, punonjësit e zyrës së mjekut ligjor konstatuan se fëmija ende po merrte frymë në morg. Më tej, ai u transportua me helikopter drejt një spitali tjetër, ku mori trajtim dhe më vonë u rikuperua.
Spitali ka bërë të ditur se ka nisur një hetim të plotë për këtë rast, të cilin e ka përshkruar si “tronditëse”, ndërsa ka premtuar edhe masa për të përmirësuar procedurat e kujdesit ndaj pacientëve.
Ndërkohë, avokati i mjekut deklaroi se, për hir të respektit ndaj familjes dhe privatësisë së pacientit, në këtë fazë nuk do të jepen komente të tjera.
