Ditën e sotme, një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “15 Tetori”, në Vlorë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikëse të cilët, kanë mundësuar neutralizimin e flakëve dhe kanë vënë nën kontroll situatën.
Sipas informacioneve paraprake, një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi është djegur, teksa ka dyshime se mund të ketë qënë një zjarrëvënie e qëllimëshme.
Të lidhura
None found
Nga ngjarja nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale në banesa.
