Venezia ka bërë zyrtare afrimin e Albion Rrahmanit, me klubin italian që e ka njoftuar lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhjen futbollistit 25-vjeçar.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka vendosur firmën mbi një kontratë me skuadrën që do ta mbajë atje deri në verën e vitit 2029, pra e vlefshme për 3 vite.
Të lidhura
None found
Para se të kalonte në Serie A, Rrahmani ka qenë pjesë e Sparta Pragës në Çeki, FC Rapidit të Rumanisë, si edhe Ballkanit, ekip ku u dallua nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.
