“Lukaku është lojtar më i plotë sesa Ronaldo”

Fituesi i Kupës së Botës në Itali, Luca Toni pretendon se Romelu Lukaku është një sulmues më i plotë ’sesa Cristiano Ronaldo.

Të dy sulmuesit janë në garë për golashënuesin më të mirë në Serie A këtë sezon, transmeton lajmi.net.

Në moshën 36 vjeç, Ronaldo ka 25 gola në Serie A në 27 ndeshje për Juve deri më tani këtë sezon.

Ndërkohë, Lukaku, i cili mbush 27 vjeç këtë muaj ka arritur që të shënojë 21 gola në 29 paraqitje të Serie A.

“Lukaku është vendimtar për ekipin e tij edhe kur nuk shënon gola, por CR7 është gjithmonë i klasit botëror,” tha ish-qendër sulmuesi i Bayern Munchen dhe Italisë Toni në faqen e tij në TikTok.

“Në këtë moment, unë e shoh Lukakun si një sulmues më të plotë se Ronaldo, veçanërisht duke marrë parasysh se ai është gjithashtu më i ri”, ka thënë ai.

Lukaku është në vendin e parë me Interin dhe në rrugën e duhur për të fituar Scudetton.


Shtuar 13.04.2021 20:21